Rend dhe Ligj

Goditet banda e kontrabandimit të mallrave me akcizë, 1 në pranga, 1 në kërkim

Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandimit të mallrave me akcizë, duke vënë në pranga një person, proceduar në gjendje të lirë një tjetër dhe shpallur në kërkim një të tretë.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi E. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim shtetasi S. J. dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi L. R.

Siç njofton policia, arrestimi i shtetasit E. Ç. u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar një sasi 21 kg qese ambalazh, e dyshuar e falsifikuar, logo, markë e patentë nga subjekte të paautorizuara (të paregjistruara nga markat dhe patentat), 370 kova plastike me produkte akcize nargjile, e gatshme për t’u hedhur në treg, 33 shishe me kimikate përzierësish dhe aromatizues të ndryshëm, një kovë me 15 kg produkt nargjile i papërzier, 12.000 pipza për nargjile, 64 komplete (aparate) për të konsumuar nargjile, aparate përzierjeje dhe përpunimi nargjile, disa dokumente dhe një automjet.

Këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Ky operator, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/550362432341108/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë