Policia e Korçës ka proceduar penalisht tre persona, pasi kanë hedhur sende të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit një ditë më parë, në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.
Policia bën me dije se janë proceduar shtetasit M. H, 34 vjeç; S. S, 34 vjeç dhe E. L, 37 vjeç, banues në Korçë, janë proceduar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Sic njofton policia, këta shtetas në momentin kur ka kaluar eskorta e kryeministrit, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia lokale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.