Rend dhe Ligj

Goditen dy raste prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy biznesmenë dhe pesë femra

Policia e Kavajës ka goditur dy raste të shfrytëzimit të prostitucionit dhe mbajtjes së hoteleve për prostitucion, duke vënë në pranga dy biznesmenë dhe pesë femra.

Mësohet se kanë rënë në pranga pronarët e dy hoteleve Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha, të cilët përdornin hotelet e tyre për të shfrytëzuar femra për prostitucion.

Ndaj Bujar Gjuzit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur ”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë. Po ashtu edhe ndaj Fatmir Hoxhës, banues në Rrogozhinë, është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe rëndojnë akuzat për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë edhe për 5 vajzat, M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.

Ndërkohë mësohet se ishin pronarët ata që udhëhiqnin rrjetin.

Ata përveç fitimit nga dhoma kishin edhe 1/3 nga shërbimi, teksa kur klientët ishin të interesuar ata thërrisnin shtetaset që shërbenin si prostituta që ishin të moshave 20-56 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2650074401948732/?__xts__[0]=68.ARB-zR5FiBKS2mcfm_5nugKtl7X5EqURSbh9ztFXsyw2sO5TwcqekT7w-ocptD2GQJqbT3xjHEVi_avkAtU2KWJ07cEMrHpYzkBQB53nDhV6sPlorbuM75Kaa6aoSu2khCRm-I6wpc9OMBJjqB-8EzVs9Cj_mduMmnEBXz0AKFr-SWJoAVwEdd5IfJ3HDL4oPfEDNIzc_bevi5fAhCjcH26KGqZ8WLD3faIUgV39RxozyK6H8Ao3haUbLTr5SJSQyT9u9h_9O647qTSMLOMe-AHEz1UmU8Jx3ABUlPsahZ0oO1ONbLO6h2MO1Zq3b8qkHd5CAx_z-9MWlzB9eV7qBp7YF0KtexAIzKy6c3FX&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë