Rend dhe Ligj

Godet me makinë portën e Drejtorisë së Policisë në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ka goditur me makinë portën e Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku 34-vjeçari me inicialet B. L, në gjendje të rënduar psikologjike duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë në Elbasan dhe ka hyrë në oborr, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

Siç njofton policia, ky shtetas pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë