Policia e Beratit ka arrestuar 43-vjeçarin Gazment Nazëraj, i cili dhunoi me grushte e shkelma punonjësin e policisë. Policia thotë se Gazment Nazëraj është banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat dhe ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Ndërtim pa leje”.
Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, për shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H. M.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A. K, 48 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.