Treg

Gjysma e njerëzve që ka një punë, druhen se do ta humbin në 12 muajt e ardhshëm

Një sondazh i ri i Ipsos, i dhëhequr për llogari të Forumit Ekonomik Botëror, tregon se më shumë se gjysma (54%) e njerëzve të rritur që punojnë frikësohen se do të humbasin punën në 12 muajt e ardhshëm. Megjithatë, këta punonjës janë më të paktë në numër se ata që  mendojnë se punëdhënësit do t'i ndihmojnë të rikualifikohen në punën aktuale për punët e së ardhmes (67%).

Madhësia e hendekut mes optimizmit për rimëkëmbje dhe pesimizmit për humbjen e vendit të punës, varet nga vendi ku jeton.

Kriza COVID-19 ka përshpejtuar prirjet drejt automatizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale. Disa punë me siguri do të zhduken - por po shfaqen punë të reja që kërkojnë aftësi të ndryshme.

Paralelisht, qeveritë po marrin në konsideratë implikimet afatgjata të tregut të punës për ruajtjen, tërheqjen ose pjesërisht vazhdimin e mbështetjes së fortë të krizës që ata u japin bizneseve për të mbuluar pagat dhe për të ruajtur vendet e punës.

Rezultati, është një treg i çrregulluar i punës dhe perspektiva të pasigurta për 2021.

Frika nga humbjae vendeve të punës

Sondazhi me 12,000 punonjës nga 27 vende zbulon se nga 54%  prej tyre janë të shqetësuar, 17% janë "shumë të shqetësuar" dhe 37% "disi të shqetësuar" për humbjen e punës.

Shqetësimi për humbjen e punës në vitin e ardhshëm varion nga 75% në Rusi, 73% në Spanjë dhe 71% në Malajzi, në vetëm 26% në Gjermani, 30% në Suedi dhe 36% në Hollandë dhe Shtetet e Bashkuara.

Perspektivat për t'u trajnuar në punë

Sondazhi gjithashtu zbulon se dy të tretat e të rriturve të punësuar thonë se ata mund të mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e nevojshme për vendet e punës në të ardhmen përmes punëdhënësit të tyre aktual: 23% janë "shumë të aftë" për ta bërë këtë, dhe 44% "disi të aftë".

Në të 27 vendet ku është zhvilluar sondazhi, aftësia e perceptuar për të mësuar dhe zhvilluar ato aftësi në punë është më e përhapur në Spanjë (86%), Peru (84%) dhe Meksikë (83%) dhe më pak e zakonshme në Japoni (45%), Suedi (46%), dhe Rusi (48%).

Nga pesimizmi i humbjes së vendit të punës te optimizmi i riaftësimit

Vendet ku punonjësit janë optimist dhe mendojnë se mund të fitojnë aftësi të reja në punë janë më të shumtë se ata që janë të shqetësuar për humbjen e punës  janë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania (me 40 pikë përqindjeje).

Nga ana tjetër, shqetësimi për humbjen e punës është më i përhapur sesa perceptimi i mundësisë për të marrë aftësi në vendin aktual të punës në Rusi (me 28 pikëpërqindjeje ) dhe, në një masë më të vogël në Malajzi, Poloni, Japoni, Turqi dhe Kore të Jugut.

Një revolucion riaftësimi?

Raporti i ardhshëm i Forumit Ekonomik Botëror 2020 “E Ardhmja e Punëve” do të zbulojë se si punëdhënësit janë të motivuar për të mbështetur punëtorët të cilët janë zhvendosur nga rolet e tyre aktuale, dhe planifikojnë tu japin atyre mundësi të reja.

Bizneset që investojnë në kapital njerëzor do të zbulojnë se ekziston një rast biznesi financiar dhe jofinanciar për të mbështeturar punëtorët në rrezik.

Një raport i mëparshëm nga Forumi Ekonomik Botëror sugjeron që kapitali njerëzor është një pasuri thelbësore e çdo biznesi. Ai thekson se si në një epokë të teknologjisë së kudogjendur, janë aftësitë njerëzore, krijimtaria dhe aftësia që do të formojnë avantazhin konkurrues për çdo organizatë. Financimi dhe zbatimi i një "revolucioni të riaftësimit" është një investim kritik për biznesin, punëtorët dhe ekonomitë gjithashtu./Burimi: Forumi Ekonomik Botëror/ Në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë