Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka kërkuar lirinë me pretendim se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e mitur.
Arsyeja sipas saj është gjendja shëndetësore e djalit të saj.
“Kërkoj të lirohem. Nuk ka kush e mban djalin e sëmurë që është autik. Gjendja e tij është përkeqësuar”, mësohet të ketë thënë ajo.
Mësohet se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi datën 9 mars si ditën kur do shqyrtohet seanca.
Më herët Enkeleida Hoxha u la nën arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit.
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu.
Ndërkohë, ditën e djeshme, 4 mars, u shty sërish seanca në KLGJ për shkarkimin e saj.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.
Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, u arrestua me urdhër të SPAK për veprën penale të korrupsionit më 11 shkurt së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kësaj gjykate të akuzuar për korrupsion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.