Lajme

Gjyqtarja e Kurbinit kalon Vettingun, Marçela Shehu konfirmohet në detyrë

Kalon me sukses Vettingun gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu.

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici u shprehën se nga verifikimi i ILDKPKI dhe i vetë komisionit ka rezultuar se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe fshehje të pasurisë. Gjyqtarja rezulton se ka një apartament, një makinë dhe depozitë kursimi.

ILDKPI për gjyqtaren ka dorëzuar raportin me konstatim se është deklarim i saktë pasurie dhe e ka të justifikuar. Ne bëmë verifikim të thelluar, ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 në njësi bashkiake nr. 8 në Tiranë, veturë ‘Mercedez Benz’ blerë në 2016 me vlerë 6 mijë euro, para cash 1 milion e 350 mijë lekë dhe depozitë kursimi për fëmijë. DSIK për sa i përket figurës ka sjellë raport ku shprehet se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe është e përshtatshme për të vazhduar detyrën.

Gjyqtarja u shpreh dakord me të gjitha konstatimet e trupës, ndërsa kërkoi që të vijonte detyrën.” Jam dakord me verifikimet nga ana e KPK-s, kërkoj të vazhdoj detyrën, procesi ka qenë korrekt”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë