Lajme

Gjyqtari Gentjan Medja kalon Vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë edhe gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gentjan Medja. Gjyqtari doli para trupës gjykuese ditën e hënë.

Në raportin e ILDKP-së, gjyqtari kishte sjellë raporte saktësie, pa fshehje dhe deklarime të rrema.

Edhe pas hetimit të thelluar të KPK-së, rezultoi se nuk kishte pasuri të paluajtshme të padeklaruara dhe pasaktësi në llogaritë bankare.

Për sa u përket hetimeve për figurën, DSIK raportoi se është i përshtatshëm, pasi nuk janë gjetur lidhje me persona të inkriminuar.

Kujtojmë se Medja e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 2004 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në vitin 2013 është transferuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë