Ne rrjet

Gjyqi ndaj tabloidëve, Princi Harry: Që kur kam lindur, thonë që nuk jam djali i babait tim!

Gazeta Si - Princi Harry në Gjykatën e Londrës iu nënshtrua prej 5 orësh pyetjeve të ndryshme. Pasi hyri optimist dhe i buzëqeshur, Duka i Sussex u largua nga Gjykata e Lartë i menduar. I ulur në tribunën e dëshmitarëve, djali i mbretit Charles shpesh përsëriste: "Nuk e di, nuk jam i sigurt".

Por ai tha se sa shumë e ka bërë të vuajë shtypi britanik. Për vite me radhë, kishte frikë se do të "përjashtohej" nga familja mbretërore për thashethemet se majori James Heëitt ishte babai i tij.

"Unë kam përjetuar armiqësi nga shtypi që kur kam lindur", - tha Princi Harry. Me të mbërritur në Londër ditën e dytë - të hënën ai mungonte sepse duhej të festonte ditëlindjen e vajzës së tij Lilibet Diana në Montecito - të gjyqit kundër Gazetave të Grupit “Mirror” (MGN), Duka i Sussex u shfaq i stresuar nga orët e kaluara duke iu përgjigjur pyetjeve.

I veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë, kravatë vjollcë dhe byzylykë me rruaza në kyçin e dorës, Princi Harry, kur u mor në pyetje nga gjyqtari Andrew Green KC, i tha në mënyrë të përsëritur Gjykatës së Lartë: “Nuk e di”.

Princi Harry, i cili la vilën e tij në Los Anxhelos të dielën në mbrëmje për të arritur në Londër (disa javë pas kurorëzimit të mbretit Charles), tha se ai kishte qenë një objektiv i gazetave që kur ishte fëmijë: "Nuk ka pasur kurrë një qetësi në mbulimin e çdo detaji të fëmijërisë sime në shtyp”.

Në prezantimin e tij, me 200 pikë, Princi Harry tha gjithashtu se ai quhej "djaloshi i papërgjegjshëm" në vitet e tij të adoleshencës.

Kur u raportua se kishte marrë drogë, ai gjithashtu kishte frikë se do të përjashtohej nga shkolla. Marrëdhënia e tij me Chelsy Davi përfundoi pikërisht për shkak të ndërhyrjes së gazetarëve.

Për vite me radhë, ai kishte frikë se do të "përjashtohej" nga familja mbretërore për thashethemet se majori James Heëitt ishte babai i tij. “Vazhdimisht pyesja veten për arsyet e këtyre thashethemeve. A donin gazetat të ngjallnin dyshime te njerëzit që të më përjashtonin nga familja mbretërore?”.

Princi Harry mbërriti i buzëqeshur dhe i sigurt. Ai u pa duke zbritur nga makina dhe duke hyrë në gjykatë me një qëndrim të vendosur.

Më pas, u shfaq i shqetësuar dhe i hutuar në sallën e gjyqit. Në një moment, Duka i Sussex-it i tha gjykatës se "nuk ishte i sigurt". Avokati Green e sulmoi menjëherë: “Nuk jeni i sigurt? Kjo nuk është një përgjigje”.

Dhe më pas ai, e përkufizoi: "A nuk jemi ne, Princ Harry, në fushën e spekulimeve totale?". Kur u pyet vazhdimisht se si mund të provonte se artikujt ishin shkruar në shkelje të privatësisë së tij, ai u përgjigj: “Duhet të pyesni vetë gazetarët”.

E vetmja siguri e djalit të Mbretit Charles ishte "koha e dyshimtë". Dhe pyetjeve më të vështira, ai u përgjigj: “Kjo është një pyetje për ekipin tim ligjor”. Tani pritet raundi i dytë të gjykimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë