Ne rrjet

Gjyqi kundër Trump në Nju Jork, Juria: Fajtor për abuzim seksual, jo për përdhunim

Gazeta Si - Donald Trump nuk e përdhunoi, por e sulmoi seksualisht shkrimtaren Jean Carroll në dhomën e zhveshjes së një dyqani në vitin 1996 dhe më pas gënjeu.

Ky është vendimi i marrë nga juria në gjyqin civil në Nju Jork kundër manjatit të dënuar me një dëmshpërblim total prej gati 5 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për seancën e parë gjyqësore kundër Donald Trump, i cili kështu sheh garën e tij të re për Shtëpinë e Bardhë të komprometohet.

Pas disa orësh diskutimi, juria e një gjyqi civil në vazhdim në Nju Jork, e shpalli atë fajtor, jo për një përdhunim aktual, por për një sulm seksual kundër shkrimtares Jean Carroll në dhomat e zhveshjes së një dyqani në "Big Apple" në vitin 1996.

Dhe më pas, ai shpifi për të, me një postim në të rrjetin social "Truth" në tetor 2022, në të cilin ai i quajti akuzat e gruas një "farsë", një "mashtrim": një linjë e mbajtur nga mbrojtja gjatë gjithë seancave.

Të mërkurën në mbrëmje, ai do të duhet të mbrohet në daljen e tij të parë publike pas dënimit, në një debat në CNN.

Kështu, përfundon pas dy javësh një gjyq që do të shkruajë histori, madje edhe të lëvizjes "Metoo" dhe që do të lërë një njollë të pashlyeshme në imazhin e ish-presidentit dhe në marrëdhëniet e tij me gratë, duke minuar mbështetjen e tij tek elektorati femëror.

Gjyqi e mbajti Amerikën të mbërthyer pas TV, veçanërisht kur Carroll dëshmoi në sallën e gjyqit, duke rrëfyer detajet e gjalla të episodit dhe ndjenjat e saj të fajit.

Carroll, në atë kohë gazetare e revistës "Elle", akuzoi ish-presidentin amerikan se e përdhunoi në vitin 1996 në dhomën e zhveshjes së dyqanit "Bergdorf Goodman", pasi të dy u takuan në një festë dhe ai i kërkoi asaj sugjerime për një dhuratë.

Carroll shpjegoi edhe pse nuk e kishte denoncuar kurrë ish-presidentin para vitit 2019. “Më vinte turp, mendova se ishte faji im”, tha ajo me një zë të mbytur nga lotët. Juria nuk e besoi versionin e përdhunimit, por nuk kishte dyshime për sulmin seksual.

"Nuk kam absolutisht asnjë ide se kush është kjo grua. Ky vendim është një turp. Një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave!". Kështu Donald Trump komentoi në rrjetet e tij sociale "Truth" verdiktin e gjykatës federale civile në Manhattn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë