Bota

Gjyqi i Trumpit për përmbysjen e zgjedhjeve, Rudy Giuliani dorëzohet para drejtësisë

Gazeta Si - Ish-avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani, u dorëzua tek autoritetet e drejtësisë në Fulton County, Xhorxhia.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut u padit së bashku me ish-presidentin për përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor në këtë shtet në vitin 2020.

Ndaj tij janë ngritur 13 akuza. Giuliani, sipas CNN, ka arritur një marrëveshje obligacioni me prokurorët dhe ka pranuar garancinë prej 150,000 dollarësh.

Ish-kryebashkiaku pranoi të ndiqte rregulla të tjera që u vendosën në mënyrë të ngjashme për të pandehurit e tjerë, duke përfshirë mosdiskutimin e çështjes me të pandehurit dhe dëshmitarët e tjerë, përveçse nëpërmjet një avokati.

Menjëherë pas kësaj u publikua edhe fotografia e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut nga autoritetet policore në Xhorxhia.

Pasditen e vonë të së enjtes, më 24 gusht, do të jetë radha e Donald Trump që të paraqitet para autoriteteve të Fulton.

Ngjarja pritet të turbullojë debatin mes pretenduesve të lartë për nominimin republikan për Shtëpinë e Bardhë, i cili do të transmetohet nga televizioni Fox Neës.

“Kjo aktakuzë është absurde,” u tha Giuliani gazetarëve pas paraqitjes së tij në burg. “Ky është një sulm ndaj Kushtetutës”, theksoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë