Ka ndodhur

Gjymtoi me makinë këmbësoren, burg për djalin e ish-drejtuesit të policisë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Jehon Breçanin, i cili pak ditë më parë aksidentoi rëndë me makinë 23-vjeçaren Xhesina Gega në zonën e Kinostudios.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë dhe vajza ishte duke ecur në trotuar, kur djali i ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, e përplasi me një mjet tip “Benz” luksoz.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 19:15 me 10 qershor. Makina humbi kontrolli, duke u përplasur fillimisht me murin e një biznesi, pastaj me një pemë.

Gjatë këtij momenti, i riu ka aksidentuar edhe këmbësoren, duke e gjymtuar rëndë në njërën këmbë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë