11 kryetarë gjykatash që u ka mbaruar mandati kanë depozituar kërkesat e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku shprehin interesin për të vijuar sërish këtë detyrë.
Sipas shkresës në fjalë, bëhet e ditur se 11 prej këtyre gjyqtarëve u ka mbaruar mandati, ndërsa 11 prej kryetarëve të tjerë u mbaron në gjashtëmujorin e dytë.
KLD nuk ka kompetencë për të shpallur vendet vakante dhe për të zëvendësuar. Kjo situatë pritet të çojë në kolaps sistemin e drejtësisë.
Kryetarë të gjykatave që u ka mbaruar mandati:
Artan Çupi-Kryetar i Gjykatës së Matit (11.10.2013)
Kastriot Selita-Kryetar i Administratives Tiranë (28.10.2013)
Fuat Vjerdha-Kryetar i Apelit në Shkodër (17.01.2014)
Entela Prifti-Kryetare e Apelit në Korçë (17.01.2014)
Dritan Banueshi-Kryetar i Apelit në Gjirokastër (17.01.2014)
Alma Liçaj-Kryetare e Apelit në Vlorë (17.01.2014)
Petrit Çeno-Kryetar i Apelit në Durrës (11.04.2014)
Halil Vani-Kryetar i Gjykatës në Dibër (11.04.2014)
Altun Çela-Kryetar i Gjykatës në Sarandë (28.25.2014)
Sandër Simoni-Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda
6 mujorin e dytë të 2018 u mbaron mandati 11 kryetarëve të gjykatave;
Agron Vavla-Kryetar i Gjykatës në Berat (30.06.2014)
Erjol Rroshi-Kryetar i Administratives në Tiranës (07.07.2014)
Alma Kolgjoka-Kryetare e Gjykatës së Krujës (11.07.2014)
Esmeralda Çeka-Kryetare e Gjykatës në Lushnje (23.07.2014)
Admir Belishta-Kryetar i Gjykatës në Korçë (23.07.2014)
Entela Shedula-Kryetare e Gjykatës në Kavajë (11.07.2014)
Roland Japuaj-Kryetar i Gjykatës në Fier (23.07.2014)
Jona Qeleshi-Kryetare e Gjykatës në Durrës (17.10.2014)
Alfred Gjoni-Kryetar i Gjykatës së Kurbinit (17.10.2014)
Arben Zefi-Kryetar i Gjykatës në Shkodër (17.10.2014)
Skënder Haluci-Kryetar i Gjykatës në Vlorë (17.10.2014)
Ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit thotë se emërimi i kryetarëve të tjerë parashikon se mandati është 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm njëherë. Në pikën dy të ligjit parashikohet se kryetari në detyrë i gjykatës jo më vonë se 6 muaj për mbarimin e mandatit duhet të kandidojnë për kryetar, nëse nuk kandidon konsiderohet se ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë që një tjetër pikë në rendin e ditës në mbledhjen e sotme të KLD është edhe ajo e magjistratëve, që kërkojnë që të emërohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.