Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sekuestrimi është bërë pasi Llalla po hetohet për pastrim parash. Sipas Prokurorisë, pasuritë e Llallës janë të pajustifikuara.
Gjykata ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², në Tiranë;
Vlera e pasurive të paluajtshme në total është në shumën e 98.772.000 lekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.