Ka ndodhur

Gjykata pushon akuzën për 5 nga 6 të dyshuarit e çështjes “Toyota Yaris”

Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 5 nga 6 personat e dyshuar për çështjen “Toyota Yaris”, të akuzuarit për transportin e 3.4 milionë eurove në dy makina “Toyota Yaris”, në qershor të vitit 2018.

Mësohet se është kërkuar pushimi i akuzës për shtetasin Alfred Vladi (në arrati), për Alban Mollaymerin, për Edi Likën dhe për Klevis Canin dhe Agim Çekajn.

Më herët e kishte zbutur për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi” dhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë