Rend dhe Ligj

Gjykata lë në fuqi vendimin për Luan Dacin, avokatët kundërshtojnë procesin

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, la në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Më 20 maj, SPAK, pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit të tij për pozicionin si gjyqtar KPA-së.

Avokatët e tij u shprehën se gjykata gaboi dhe se do të apelojnë vendimin. "Kishte detyrim për të deklaruar çfarë thotë formulari. Nuk ka vepër penale fare. Ligjërisht nuk ka pasur asnjëlloj detyrimi për ta thënë, cenohet e drejta e lirisë së mendimin. Nëse mendoni se jeni gazetare e zonja në CV dhe nuk rezulton kështu, atëherë i bie që të futeni në burg? Të lexojnë mirë Kushtetutën ato që bëjnë këtë procedurë. Një vendim gjyqësor të pezullojë presidenti, Kryeministrin atëherë mirëserdhët në Shqipëri", tha Daci.

Sipas SPAK, nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar se Daci në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ″largim nga puna” në vitin 1997.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë