Ka ndodhur

Gjykata lë në burg ish-kreun e OST, Klodian Gradecin

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish-drejtorin e OST-së, Klodian Gradeci.

Gradeci akuzohet për shpërdorim detyre, teksa u arrestua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Ish-drejtori i OST ka kërkuar një masë më të butë sigurie, me argumentin se është sëmurë, por kërkesa nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues.

Gradeci dyshohet se së bashku edhe me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit. Më parë u arrestuan Denis Durrësi, drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, vartësi i tij, inspektori Qani Hoxhaj dhe dy inspektorë tatimorë, Arben Doda e Simon Marku dhe biznesmenin Naim Kasa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë