Futboll

Gjykata Federale e Zvicrës “djeg” Skënderbeun, lë në fuqi dënimin me 10 vjet përjashtim nga Europa

Shuhen ëndrrat europiane për Skënderbeun.  Përmes një deklarate të vetë ekipit korçar, bëhet me dije skuadra nuk ka arritur të fitojë dot gjyqin, teksa është lënë në fuqi vendimi i KAS-it. Pavarësisht argumenteve të paraqitura në proces, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimmarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për sa i përket të ardhmes, njoftohet se pavarësisht efekteve tejet të rënda, korçarët do të vazhdojnë rrugëtimin në kampionatin shqiptar.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) la në fuqi dënimin me 10 vjet përjashtim nga Europa dhe një gjobë 1 milionë euro për korçarët.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/posts/3182662105104822

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë