Lajme

Gjykata e Shkodrës lë në burg Safet Bajrin

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin, i arrestuar më 22 shtator si pjesë e  grupit kriminal “Bajri”.

Safet Bajri, anëtar i bandës “Bajri”, që u godit disa ditë më parë nga policia mbërriti paraditen e sotme nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkodrës.

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Bajrin në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për akuzat në Belgjikë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. 34-vjeçari nga Shkodra u largua nga Belgjika në qershor 2017, ndërsa u dënua me 22 vjet heqje lirie për tri akuza, përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.

Pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri do të vijë në Tiranë për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë