Politike

Gjykata e Lartë prish sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja kthehet për gjykim në Apel

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e një viti më parë në të cilin ishte vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjyqtari Gent Shala urdhëroi prishjen e vendimit datë 14 qershor 2025 të Apelit të Posaçëm dhe e ka kthyer çështjen për gjykim me një tjetër trupë gjyqësore.

Në vendimin e një viti më parë me kërkesë të SPAK apeli vendosi sekuestro preventive në një Apartament sip.167m2, shumat 8.620,68 euro dhe 115.692,84 euro në dy banka të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë