Drejtësia

Gjykata Administrative rikthen koncesionin Thumanë-Kashar

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të rikthejë koncesionin për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar, me vlerë 457 milionë euri, i cili më herët u anulua. Trupa gjykuese ka rrëzuar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të datës 25 janar 2019, për ndërprerjen e koncesionit Thumanë-Kashar me vlerë 457 milionë euro.
Gjykata urdhëron gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që të dërgojë në qeveri për miratim kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 për ndërtimin e segmentit rrugor.

Ky koncesion u anulua më 21 janar të vitit 2019 nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila njoftoi ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për shkak se paratë e menduara për këtë projekt do të kalonin për Paktin për Universitetin. 
“Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve për Paktin e Universitetit, në fushën e arsimit”, deklaroi Balluku.
Aso kohe Ministrja tha se qeveria nuk ka hequr dorë nga ndërtimi i këtij aksi shumë të rëndësishëm.

Rruga Thumanë Kashar, ishte pjesë e programit “1 miliard euro” të shpallur nga qeveria për ndërtimin e veprave publike sipas formulës së Partneritetit Publik Privat. Fillimisht për ndërtimin e këtij aksi rrugor, 20,9 kilometra e gjatë, pati një ofertë të pakërkuar nga kompania “Gener 2” më pas autoritetet shpallën më pas një garë, të cilën e fitoi po kjo kompani për vlerëm 225 milion euro, një vlerë që u diskutua shumë.
Ndërkaq studimi i fizibilitetit që gjendet në “Raportin e monitorimit të strategjisë së zhvillimit të transportit për vitin 2016-2020” hartuar nga vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për aksin Thumanë-Kashar, në përfundim të tij ka rezultuar se kostoja e segmentit është 169 milionë euro më lirë se koncesioni i fituar dhe i anuluar pak muaj më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë