Jete & Stil

Gjumi lakuriq: Liri apo papastërti?

Shumë njerëz zgjedhin mënyra të ndryshme për të bërë një gjumë sa më të qetë. Siç e dimë gjumi është një pjesë e rëndësishme në jetën tonë dhe pamjaftueshmëria e gjumit, ka pasoja të medha në shëndetin mendor. Shumë njerëz mendojnë se të flesh lakuriq është shumë çliruese për mendjen dhe trupin, ndërsa disa të tjerë mendojë se është papastërti. Më poshtë shfaqen opinionet dhe përvojat e gjithsecilit

Liri
Noah Grosshandler tregon se fle lakuriq dhe ndjehet i çliruar. Prej tre vitesh tashmë 24 vjeçari që punon menaxher në një kompani teknologjike, fle siç e ka bërë nëna natyre. Ai gjen më shumë rehati kështu se sa te vishte pizhamet e tij të gjelbra çdo natë. Ai shprehet se të fjeturit në këtë mënyrë ka bërë që të ketë një gjumë më cilësor.
Ka shumë burra dhe gra që ndjekin të njëjtën praktikë si Grosshandler. Një studim në vitin 2018 nga studiuesi Mattress Advisor, zbuloi se 58 për qind e 1000 pjesëmarrësve në studim flinin plotësisht lakuriq.
Sipas Chris Winter një neurolog në Charlottesville, të fjeturit lakuriq mund të përmirësoje gjumin tuaj.
“Temperatura e trupit tuaj ndryshon gjatë gjithë natës, kështu që nëse flini me pizhame temperatura e trupit tuaj do të jetë më e lartë se zakonisht dhe kjo do të bëjë që të jeni të shqetësuar,” thotë ai.
Shumë prej personave që flenë lakuriq ishin më të varur nga gjumi. Bllake Kim, 27 vjeç një sipërmarrës në Nju Jork tha se nuk ka gjë më të mirë se sa të flesh lakuriq. Ndërsa Daniel Bernardo, 37 vjeç nga Manhatant, tregon se të flesh me rroba është e bezdisshme, pasi sa herë që do rrotullohesh rrobat do të pengojnë e do të prishin gjumin.

Papastërti


Në dimër, Kevin Wang ka nevojë për pizhamet e tij. Ripunon në një spital në Nju Jork dhe tregon se e ka shumë të nevojshme të flejë më rroba, pasi ai ka shumë ftohtë natën. Ndërsa në verë ai tregon se fle vetëm me të brendshme, pasi kjo i duket më higjienike se sa të flejë lakuriq.
Sipas Winter, frika e papastërtisë është shumë alarmante për disa njerëz. Ai këshillon se nëse herën e fundit kur keni fjetur lakuriq keni parë në mëngjes papastërti, vishni një palë pantallona të shkurtra dhe lani rregullisht çarçafët.
Bezdisjen e papastërtisë ka vendosur të mos ta ndjejë edhe Neil Straghalis, një 49 vjeçar nga San Francisko i cili ka dy fëmijë të vegjël të cilët shkojnë shpesh gjatë natës në dhomën e tij.
Ndër të tjera të gjithë personat kanë deklaruar që metodat e tyre personale për të fjetur rehat i praktikojnë vetëm kur janë në shtëpinë e tyre.
"Nëse unë jam një mysafir në shtëpinë e dikujt, vesh vetëm një palë pantallona të shkurtra," tha Bernardo i cili fle gjithmonë lakuriq./ The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë