Futboll

Gjuetia e talenteve, Reali dhe Mançester Siti hedhin sytë te Musiala i Bajernit

Gazeta Si – Klubet e mëdha janë gjithmonë në gjueti të talenteve më të mëdha. Real Madrid dhe Mançester Siti janë së fundi në garë për një nga lojtarët më premtues të momentit, Jamal Musiala të Bajern Mynih. Nuk do të jetë e lehtë për t’ua rrëmbyer bavarezëve, por jo e pamundur.

Mesfushori i Bajernit, Jamal Musiala. Gazeta Si, 25 tetor 2023

Musiala, trekuartisti 20-vjeçar nuk ka në plan të largohet nga Bajerni për momentin, në të ardhmen ndoshta po. Sipas mediave gjermane, Real Madrid dhe Mançester Siti gjithsesi vazhdojnë ta ndjekin me shumë interes situatën e lojtarit të vitlindjes 2003 si një investim për të ardhmen.

Më e vështirë duket pista që do ta çonte Musialën te Liverpuli, ku trajneri Jurgen Klop do të dëshironte ta kishte në skuadër. Favorit për mesfushorin, edhe pse është ende herët, mund të konsiderohet Reali, të cilin është vështirë ta refuzosh. Pasi ka marrë nga Bundesliga Belingham, Reali tani kërkon një tjetër ‘xhevahir’ të këtij kampionati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë