Lajme

Gjonaj sfidon Metën: Gati të përballem në SPAK

Etilda Gjonaj reagoi pas padisë që Presidenti Ilir Meta dorëzoi kundër saj në SPAK. Ministrja e Drejtësisë shprehet e gatshme që të përgjigjet dhe bashkëpunojë me prokurorët, ndërsa siguroi Presidentin se do t’i përgjigjet publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht me kulturë dhe etikë.

Padinë e Metës ministrja e Drejtësisë e cilësoi si absurde, por me këtë akt të Presidentit sheh një gjë pozitive.

“Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi, të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë”, deklaroi Gjonaj.

Ministrja e mbyll reagimin duke thënë se shpreson që Presidenti të pranojë punën e SPAK dhe të drejtësisë së re edhe kur të fillojë të godasë politikanë e zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet që i kanë bërë vendit.

Pas kësaj deklarate nga Presidenca ka reaguar shkurtimisht zëdhënësi Tedi Blushi.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë