Ka ndodhur

Gjobiten 866 qytetarë në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka gjobitur 866 qytetarë, pasi nuk kanë zbatuar masat anti-Covid.

Policia thotë se në 24 orë ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 755 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Ndërkohë, janë ndëshkuar 101 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar edhe 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. 

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Ndër të tjera, Policia e Shtetit bën apel që të zbatohen masat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë