Ka ndodhur

Gjobiten 792 qytetarë në 24 orë, policia: Ndalni festimet në 7-8 mars

Në prag të ditëve festive 7 dhe 8 mars me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimeve nga COVID-19, policia thotë se do të shtohen kontrollet policore për monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID.

Policia thotë se për shkak të ditëve festive që po afrojnë, do të ketë në fokus të kontrollit, organizmin e festave, grumbullimet, mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe shtimin e kontrolleve në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Ndërkohë, Policia e Shtetit gjatë 24 orët e fundit për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 792 qytetarë, prej të cilëve 785 prej tyre janë evidentuar pa maskë mbrojtëse.

Ndërkohë, në 24 orë 5 qytetarë kanë shkelur orën policore dhe janë gjobitur me masën administrative prej 10.000 lekësh.

Ndërsa 1 pronar lokali është gjobitur pasi është kapur duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 1 qytetar ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit.

Ndër të tjera, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat ndaj Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë