Ka ndodhur

Gjobiten 729 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Policia ka gjobitur 729 qytetarë me nga 3 mijë lekë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në 24 orët e fundit.

"Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër ta, 7 prej qytetarëve të gjobitur janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kishin mjet identifikimi ose nuk e tregonin.

Bie në sy se sërish Policia nuk ka gjobitur asnjë qytetar për orën policore duke lënë të nënkuptohet se qytetarët e respektojnë rreptësisht 8 orarëshin e ”shtetrrethimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë