Policia e Shtetit njofton se ka gjobitur me masë administrative 3.000 lekë, 666 qytetarë që u konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse.
"Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse", thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
"Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë", vijon më tej njoftimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.