Ka ndodhur

Gjobiten 571 qytetarë për maskën dhe 5 që nuk zbatuan vetëkarantinimin

Policia e Shtetit lajmëron se në 24 orët e fundit ka gjobitur 571 qytetarë, për mosmbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 571 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia shprehet se janë ndëshkuar gjithashtu 5 qytetarë, pasi nuk kanë zbatuar karantinën e detyrueshme, duke marrë gjobë prej 700 000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë