1181 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë, pasi nuk kanë zbatuar masat anti-covid, ku 1173 prej tyre janë gjobitur për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Ndërkohë, 223 qytetarë janë ndëshkuar pasi udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, policia ka konstatuar një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e lokalit është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Ndërsa 7 qytetarë janë ndëshkuar, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në fund, policia apelon që të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.