Rend dhe Ligj

Gjoba 10 mijë lek po lëvize në këmbë, dyfish me biçikletë apo motor

Këmbësorët që shkelin ndalimin e shëtitjes pas orë 18:00 do të penalizohen deri në 100 mijë lek të vjetra gjobë.

Qeveria ka zbardhur aktin normativ që përshkallëzon edhe më tej masat kufizuese ndaj qytetarëve në përpjekje për të zbutur përhapjen e koronavirusit në vend.

“Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara dënohen me gjobë në masën e 10 mijë lekëve dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponojnë një të tillë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, për persona që shkelin urdhrin e ndalim-qarkullimit në parqe dhe zona të gjelbërura urbane, apo mjedise të tjera të hapura publike dënohen me 20 mijë lek gjobë. Parashikohet gjithashtu e njëjta gjobë edhe për ata që lëvizin me biçikletë apo motoçikletë, që në këto raste shoqërohet edhe me masën e sekuestrimit të mjetit me të cilin udhëtojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë