Drejtësia

Rrëzohet kërkesa e SPAK për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, mungojnë dokumentet e Greqisë

Dosja për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Imailaj, është kthyer mbrapsht nga Gjykata e Posaçme, e cila kërkon hetime shtesë nga SPAK.

GJKKO e riktheu dosjen për plotësim, pasi mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë. Ismailaj akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit që kërkohet nga ligji për një funksionar publik.

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Këtë fakt, sipas prokurorisë, Ismaili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Sipas PD-së, Ismailaj ka kryer veprat penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim. Por Ismailaj i mohoi këto akuza, ndërsa SPAK e mori të pandehur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë