Ka ndodhur

Gjirokastër, 34-vjeçari merr peng dhe dhunon partneren

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka marrë peng partneren dhe e ka dhunuar.

Policia thotë se shtetasi me iniciale J.Gj, banues në Gjirokastër ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas 36-vjeçare.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme lidhur me ngjarjen e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë