Futboll

Gjimshiti spektakolar, Europa League humbet Liverpoolin dhe Milanin

Milani dhe Liverpool, dy ekipet pretendente për të fituar trofeun e Europa League, i kanë dhënë lamtumirën këtij kompeticioni.

Pas fitores minimale në “San Siro”, Roma fitoi dhe në Olimpiko përballë kuqezinjve dhe siguroi një biletë për në gjysmëfinale.

Kalon më tej dhe Atalanta e Berat Gjimshitit, që pavarësisht se u mund 1-0 në Bergamo, i mjaftoi ajo fitore 3-0 në Anfield për tu kuaflikuar.

Në 4 ekipet më të mira kalon dhe Leverkusen që baroi 1-1 me West Ham në ndeshjen e dytë, por suksesi 2-0 në shtëpi i dha të drejtën për të luajtur në gjysmëfinale. Ndërkohë në takimin tjetër Marseja kaloi më tej vetëm falë penalltive ndërsa Benfika eliminohet përfundimisht nga ky kompeticion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë