Mesjavën e ardhshme Atalanta luan në Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit, por më parë ka edhe sfidën e kampionatit me Napolin. Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares dhe një nga lojtarët kryesorë të trajnerit Gasperini në formacionin e bergamaskëve, ka folur për “Bergamo tv” në lidhje me këto dy ndeshje.
“Së pari kemi Napolin, që luan një futboll të bukur në Itali dhe prej vitesh pretendon vendet e para. Ata kanë mungesa, por mbeten një skuadër e fortë. Edhe ne jemi ndërgjegjshëm për forcën që kemi si skuadër. Kemi humbur keq në Napoli, 4-1, por këtë herë do të jetë ndryshe.
Reali i Madridit? Ka lojtarë shumë cilësorë, nuk është vetëm Benzema. Janë edhe lojtarët e tjerë të rinj si Vinicius dhe Asensio e të tjerë, që jo ratsësisht janë te Reali. Ne jemi mësuar ta shohim Realin në televizor kur luan në Ligën e Kampionëve dhe të mësojmë prej tij, ndërsa tani duhet ta përballojmë në fushë. Ata janë Reali dhe ne jemi Atalanta, ka diferenca, por do të luajmë shanset tona”, - ka theksuar mes të tjerash mbrojtësi kuqezi.
Berat Gjimshiti është ndër lojtarët e Kombëtares me më shumë minuta me skuadrën e tij. Ai pritet të jetë edhe një titullarët më të rëndësishëm për trajnerin Reja në eliminatoret e Botërorit, që nisin në mars. Mbrojtësi gëzon një formë shumë të mirë dhe tashmë ka fituar edhe më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.