Libra

Gjimnazi që i ka kthyer korridoret në kopertina librash 

Një rrugë e re për të inkurajuar leximin. Një shkollë e mesme në Çikago, Ilinois i ka shndërruar korridoret e epartamentit të gjuhës dhe letërsisë angleze në një mjedis të mahnitshëm mësimi. Duke përdorur muret pranë dyerve të klasave, korridoret kanë marrë pamjen e rafteve të librave, pikërisht në kohën kur nxënësit rikthehen në janar, pas pushimeve të Krishtlindjeve. Në një postim në Facebook, shkolla shpjegon: “Një korridor i zakonshëm është shndërruar në një tablo motivuese,  për të inkurajuar leximin.” Zëdhënësi i gjimnazit “Mundelein, Distrikti 120”, Ron Girard ka thënë se projekti kishte për qëllim t’i bënte nxënësit të flisnin rreth leximeve të tyre. “Kjo zakonisht ndodh në klasa, por tani bisedat mes nxënësve do të zhvillohen edhe nëpër korridore, kur të hasen me imazhet e librave, që kanë lexuar.”

Projekti i mahnitshëm që është krijuar nga Visual Image Photography,  ka përdorur murale me vinil për t’i kthyer muret në tituj librash. Mes titujve të zgjedhur për të zbukuruar muret janë “Qyteti Ber” nga Fredrik Backman, “Mos më lër të shkoj” i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, “Lartësitë  e Stuhishme” nga Emily Brontë dhe “Vajtimi i Tetorit” nga Leslea Newman. Projekti ka rezultuar i suksesshëm në mediet sociale, ku është përshëndetur si “i mahnitshëm”, “fantastik”  apo “i hatashëm”. Girard e përshkruan reagimin online si të “pabesueshëm”.  Imazhet mbërthyen gjithashtu vëmendjen e autorit të një prej librave të shfaqur atje Jason Reynolds, i cili bashkë me Kiely Brendan, ka shkruar “Të gjithë djemtë amerikanë”, duke e ndarë muralen me ndjekësit e tij në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë