Politike

Gjiknuri: Zgjatja e Vettingut, proces mbi palët, nuk kemi marrëveshje të re me PD

Edhe pse duhen edhe votat e opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha nga Elbasani se procesi i vettingut është një proces mbi palët ndaj dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të re politike.

“Nëse flisni për zgjatjen e procesin të Vettingut është një proces që ka nisur rrugën e tij, është një proces mbi palët, është një proces që kryesisht adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati, por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura, të cilat po funksionojnë dhe besoj që me reflektimin e opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’i zgjasim jetën këtyre organeve të cilat kemi rënë dakord.

Pra nuk kemi të bëjmë as me ndonjë marrëveshje të re politike dhe as të ndryshimit të ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”, tha Gjiknuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë