Futboll

Gjesti i Mourinjos në Tiranë ngatërron italianët, interpretim krejt ndryshe

Gazeta Si – Në fundin e ndeshjes miqësore me Partizanin, trajneri Mourinjo thirri në stol francezin Auar, i cili u habit pak për momentin, sepse nuk bëhej fjalë për një zëvendësim. Ky gjest i portugezit ka marrë një interpretim ndryshe në Itali nga mediet sportive.

Prestigjiozja ‘Corriere dello Sport” shkruan për një motiv absurd në lidhje me uljen e Auar në stol. Në artikullin e saj shkruhet se lojtari u thirr për t’u mbrojtur nga shkelmat e Partizanit.

Artikulli i 'Corriere dello Sport' per episodin. Gazeta Si, 12 gusht 2023

“Pak më shumë se 10 minuta para fundit trajneri Mourinjo thirri në stol Auar, pasi kishte pësuar shumë faulle, si Beloti, Spinacola dhe Çelik. Në vend të tij nuk u fut askush. Mourinjo, duke mos pasur më ndërrime në dispozicion, preferoi ta linte Romën me 10 vetë më mirë se ta humbiste lojtarin për dëmtim”, - shrkuan ‘Corriere dello Sport’.

Mourinjo në fakt bëri atë zgjidhje, sepse Partizani mbeti me 10 lojtarë. Preka u dëmtua dhe nuk kishte më lojtarë stol, përveç portierit të 3-të. Drejtuesit e kuq kërkuan që në fushë të rikthehej Bilali, i zëvendësuar më parë, por trajneri portugez bëri zgjedhjen tjetër, duke hequr një lojtar nga të tijtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë