Futboll

Gjermania në ankth për Franc Bekenbauer, ‘Kaiseri’ me probleme serioze shëndeti

Gazeta Si – Gjermanët janë në ankth për gjendjen shëndetësore të Franc Bekenbauer. Ish-kapiteni legjendar i kombëtares gjermane në fakt prej vitesh nuk është mirë, por së fundi ish-lojtari i tij, një tjetër legjendë, Lotar Mateus, ka pohuar se është përkeqësuar ndjeshëm.

"Le të urojmë që të kthehet ai Bekenbaueri që njohim të gjithë, plot energji – ka thënë Matesu për ‘Rtl’. – Shpresojmë të bëhet më mirë, ai vetë gjithmonë ka thënë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë. Për momentin ai nuk e ka, nuk është mirë dhe shpresojmë që kjo situatë të marrë kthesë për mirë".

Franc Bekenbauer. Gazeta Si, 22 gusht 2023

Prej vitesh Bekenbauer, 78 vjeç më 11 shtator, nuk është në gjendje të mirë. Në 2016-ën dhe në 2017-ën ka bërë dy operacione në zemër, në 2019-ën pësoi një infarkt. Alarmi i fundit pak javë më parë, kur nuk mori pjesë në një takim, ku ishin të pranishëm gjithë delegacioni triumfues i Itali 1990. "Shumë e lodhshme për të", - kishte thënë bashkëshortja.

Tani fjalët e Lotar Mateus shqetësojnë sërish gjermanët dhe një komb i tërë lutet për ‘Kaiserin’ e vet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë