Futboll

Gjermania në alarm, ISIS kërcënon tani edhe Euro 2024: Thirrja e fundit!

Gazeta Si – Pas stadiumeve të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, vjen kërcënimi i radhës nga shtetit islamik për eventin, ku merr pjesë edhe Shqipëria.

ISIS-K tremb sërish Europën dhe botën e futbollit. Shteti Islamik ka vënë në shënjestër Euro 2024. Funksionarët e sigurisë shtetërore gjermane dyshojnë se një degë rajonale e xhihadistëve po përpiqet të godasë Europianin që zhvillohet në Gjermani këtë verë.

Alarmi është ngritur pasi revista ‘Zëri i Khorasan” në gjuhën angleze ka publikuar foton e një terroristi me një pistoletë në dorë në një tren ose tramvaj gjerman të S-Bahn, me titullin: "Thirrja e fundit para daljes". Në sediljen pranë terroristit është një kuti eksplozivi, poshtë një letre ku shkruhet: Mirë se erdhët në Europë".

Një tjetër foto tregon një dron që fluturon sipër stadiumit “Bernabeu”, që sapo është rinovuar, ku shkruhet: "Nëse nuk të lejojnë nga toka, goditi nga qielli".

Funksionarët shtetërorë gjermanë kanë dyshime se grupi ISIS-K ka një rrjet të organizuar prej më shumë se 100 agjentësh në Europë, nga të cilët 50 vetëm në Gjermani. Një funksionar ka thënë për “Bild”: "Kjo propagandë tregon se ISIS-K do të sulmojë, nuk ka rëndësi si dhe nga kush”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë