Treg

Gjermania ia kalon SHBA-ve në eksportet për frymë

World Economic Forum-Për herë të parë në dekada, barrierat tregtare duket se po rriten në mbarë botën.

Negociatat e Brexit kanë ndihmuar në krijimin e një mjedisi të pasigurt, ndërkohë që implementi i tarifave amerikane për importet e çelikut dhe aluminit - së bashku me masat hakmarrëse që pasuan - kanë krijuar pengesa më të prekshme ndaj tregtisë ndërkombëtare.

Tani ka edhe retorikë që vjen nga rryma e vazhdueshme në lidhje me shtimin e tarifave në 200 miliardë dollarë mallra që vijnë nga Kina dhe rinegocimet e NAFTA-s kanë qenë prej kohësh në axhendën e Presidentit Trump.

Takimi i G7 në Kanada gjithashtu vuri në dukje gjendjen e atmosferës ekzistuese tregtare. Për herë të parë, takimi i liderëve perëndimorë ishte i tensionuar, duke rezultuar me akuza dhe dhënë përshtypjen se më e keqja mund të jetë ende duke ardhur.

Kush janë eksportuesit më të mëdhenj të botës?

Ndërsa mjedisi rreth ndryshimeve tregtare, është me vlerë të evidentojmë vendet që kanë aksionet më të mëdha në tregtinë ndërkombëtare.

Sëbashku, si importet dhe eksportet janë të rëndësishme, por harta e sotme nga HowMuch.net fokusohet ekskluzivisht tek eksportuesit më të mëdhenj në botë. Secili vend është ridimensionuar bazuar në të dhënat e fundit të eksportit nga Organizata Botërore e Tregtisë për 2017 dhe vendet me më pak se 20 miliardë dollarë në eksporte janë përjashtuar krejtësisht.

Kina kryeson udhën me 2.26 triliard dollarë eksporte në vit, por vendi gjithashtu ka një popullsi të konsiderueshme prej gati 1.4 miliardë njerëz.

Gjermania, e cila është një eksportues masiv i makinave, dërgon një sasi prej 1.45 triliardë USD mallrash jashtë vendit çdo vit pavarësisht se ka vetëm 83 milionë njerëz. Kjo është një shifër befasuese,18,000 $ eksporte për person.

Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi i dytë më i madh në botë në aspektin e vlerës absolute. Megjithatë, nëse e krahasojë atë me referencën për frymë me një komb si Gjermania, është e qartë se SHBA-të mbështeten më pak në eksportet në përgjithësi. Vendi eksportoi  1.55 triliard $ në mallra në vitin 2017, rreth 4.800 dollarë për person.*Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë