Presidenti i Agjencisë Gjermane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka paralajmëruar se epidemia e koronavirusit sapo po ka filluar.
“Ne jemi në fillim të epidemisë dhe numri sa po rritet çdo ditë e më shumë,” tha Lothar Wieler.
Duke folur për nivelin relativisht të ulët të vdekjeve në Gjermani, Wieler tha se kjo kishte rezultuar surprizuese edhe për ekspertët gjermanë.
Gjermania ka ndërmarrë testime të gjera, por nuk ka pasur një numër të madh të të moshuarve që janë infektuar deri më tani.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani është shumëfishuar dhe ka arritur mbi 3 mijë të shëruar.
Në Gjermani, deri më sot janë vërtetuar 33,952, raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe në të shëruar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.