Bota

Gjermani, 12 ushtarë të plagosur pas një incidenti mes dy tankeve ‘Puma’

Gazeta Si - Aksident në Gjermani gjatë një stërvitje ushtarake. Dy tanke të tipit “Puma” u përplasën në terrenin stërvitor të Qendrës së Trajnimit Luftarak Heer në Saksoni.

Gjatë incidentit u plagosën 12 ushtarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Forcat e policisë ushtarake ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e mundshme.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në një njësi të Bundesëehr-it në Augustdorf, Nordrhein-Westphalia, për mbikëqyrjen e tankeve "Leopard", foli për aksidentin e rëndë që ndodhi mes dy tankeve “Puma”.

Siç raportojnë mediat gjermane, Pistorius foli për një incident të tmerrshëm dhe tha se i kishte bërë shumë përshtypje.

Më pas ministri u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur, duke shtuar se detajet e incidentit janë duke u hetuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë