Futboll

Gjeorgjia shkruan historinë, sigurojnë Europianin dhe Polonia me Ukrainën

Gazeta si – Gjeorgjia në Europian për herë të parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Uilli Sanjol triumfoi pas gjuajtjes së penalltive ndaj Greqisë, duke bërë që në Tbilisi të shpërthejë festa për pjesëmarrjen për herë të parë në histori në Europian.

Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë përfunduan në barazim, 0-0. Vendimtar ishte portieri Mamardashvili në suksesin e gjeorgjianëve, ndërsa ylli i skuadrës, Kvaratskhelia, la fushën në minutën e 108-të për shkak dëmtimi.

Grekët ishin të pafat në ndeshjen e luajtur në Gjeorgji, pasi në shtesë goditën traversën me anë të Mavropanos. Te penalltitë, ballkanasit e drejtuar nga Gustavo Pojet, u mundën 4-2. Gabuan nga pika e bardhë kapiteni Bakasetas dhe Giakoumakis. Gjeorgjia humbi vetëm një penallti. Gjeorgjia i bashkohet kështu Grupit F në Euro 2024, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Turqia dhe Çekia.

Kualifikim me përmbysje për Ukrainën, që mundi Islandën në ndeshjen e luajtur në Poloni. Islandezët kaluan në avantazh me Gudmundson, por Ukraina realizoi dy gola në pjesën e dytë me Tcigankov dhe Mudrik, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Euro 2024.

Ka vuajtur Polonia e Levandovskit, që kaloi Uellsin me penallti, pasi 120 minuta përfunduan 0-0. Shezni ishte 'heroi' i polakëve, pasi priti penalltinë e fundit. Polonia, e cila ishte në grup me Shqipërinë në kualifikusese, ia del të shkojë në Gjermani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë