Trend

Gjenerata Z po ‘zhduk’ dietën… por thjesht si fjalë

Kishte një periudhë, disa vite më parë, kur kishte pafund shkrime që flisnin për 30-vjeçarët që po ‘shkatërronin’ çdo gjë, nga industria e diamanteve, tek letrat apo dhe kapitalizmin. Por tani duket se është radha e Gjeneratës Z të bëjnë ndryshime në botë. Ndryshimi i parë? Fjala “dietë”.

Sipas CNN, kudo në botë pijet dietike po zhduken nga raftet e supermarketeve dhe po zëvendësohen me produkte identike të etiketuara si " zero sheqer ".

"Të rinjtë thjesht nuk e pëlqejnë fjalën "dietë" dhe asnjë prej tyre duket se nuk dëshiron të jetë në dietë”, tha në një konferencë muajin e kaluar Kirk Tanner, shefi i marketingut të Pepsi.

Sipas një raporti nga Mintel, kompania e kërkimit të tregut vitin e kaluar, përcaktimi "zero" ka më pak konotacione negative, që korrespondon thjesht me një profil më të pastër.

Gjithsesi, shijet e gjeneratës Z janë formuar nga paraardhësit e tyre. Fjala "dietë", së bashku me numërimin e rreptë të kalorive që e shoqëronte, filloi të dilte nga moda vite më parë.

"Pozitiviteti i trupit" u bë një trend disa vite më parë dhe ideja se njerëzit mund të mos ndjehen mirë me veten u bë një e shkuar.

Idealet jorealiste të bukurisë ishin ende në “treg” por gjithsesi njerëzit filluan të thonin se ato nuk ndikonin më tek to.

Njerëzit ndaluan së foluri për dietat dhe filluan të flisnin për koncepte si “mirëqenia” dhe “të ushqyerit e shëndetshëm” e cila shpesh është thjeshtë një dietë ‘e maskuar’.

Thënë kjo, Gjenerata Z thjesht mund të ketë zhdukur fjalën dietë por duke e zëvendësuar atë me fjalë të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë