Bota

Gjenerali i USA: Kundërofensiva e Kievit do të jetë e gjatë  dhe e përgjakshme

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se është i bindur se Bjellorusia nuk do të ketë nevojë të përdorë armët taktike bërthamore të furnizuara nga Rusia. “Dhe sa më gjatë të jetojmë, aq më shumë jemi të bindur se armët bërthamore taktike duhet të jenë këtu në Bjellorusi, në një vend të sigurt. Dhe jam i bindur se nuk do të na duhet t'i përdorim kurrë për sa kohë që i kemi këtu dhe armiku nuk do të shkelë kurrë në tokën tonë", shkruan agjencia shtetërore e lajmeve BelTA, duke cituar fjalët e Lukashenkos gjatë një aktiviteti për festën e Pavarësisë.

Dorëzimi i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi ishte "iniciativa më serioze e saj", tha presidenti bjellorus. Në fund të marsit, presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte arritur një marrëveshje me Lukashenkon për vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi. Më 16 qershor, Putin tha se armët e para bërthamore ishin dorëzuar në Bjellorusi dhe se puna do të përfundonte deri në fund të vitit.

Ndërkohë, kundërofensiva e Kievit në Ukrainë do të jetë e vështirë, do të duhet kohë për të arritur objektivat dhe do të jetë "shumë e përgjakshme". Për këtë është i bindur shefi i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Mark Milley, i cili deklaroi  në Uashington se kundërofensiva "po përparon në mënyrë të qëndrueshme, duke hapur rrugën e saj nëpër fusha shumë të vështira të minuara ... 500 metra a ditë, 1000 metra në ditë, 2000 metra në ditë, diçka e tillë” raporton “The Guardian”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë