Lajme

Gjendet trupi i dekompozuar i një 39-vjeçari në kryeqytet

Një trup i pajetë është gjendur sot në mesditë në kryeqytet, në rrugën e Kavajës. Trupi i gjetur në një kabinë elektrike jashtë funksionit ka qenë i dekompozuar. Policia e identifikoi si shtetasin me inicialet R.Z., 39 vjeç.

Dyshohet për vdekje natyrale, sepse në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune nga këqyrja paraprake. Një grup hetimor ka nisur punën tashmë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë