Lajme

Gjendet një trup i pajetë në Durrës, u nxor në breg nga peshkatarët

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes nga peshkatarët në Durrës.
Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një gruaje.
Siç njofton policia, trupi i pajetë është konstatuar në ujërat e Adriatikut, në lagjen nr. 15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë në një thellësi 80 metra, nga anija e peshkimit ”Prima”.
Peshkarexha ka nxjerrë trupin në breg, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe të japë më shumë detaje për të lehtësuar identifikimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë