Lajme

Gjendet kanabis në bregun e Liqenit të Shkodrës

Rreth 30 kilogramë kanabis sativa në formë bohçeje, u gjet e hedhur në breg të liqenit të Shkodrës.

Ishte gazetari i ABC News, Simon Shkreli, që zbuloi këtë sasi kanabisi, i cili menjëherë ka njoftuar Policinë e Shkodrës.

Shkreli ndodhej në këtë zonë, ku po përgatiste një reportazh për ndotjen e liqenit dhe gjatë vëzhgimeve ka gjetur dhe sasinë e bimës narkotike.

Ai raporton se një pjesë ishte e futur në qese plastike, ndërsa pjesa tjetër ishte e shpërndarë në breg.

Nuk dihen rrethanat se si kjo sasi droge ka përfunduar aty, por policia nuk ka gjetur poseduesit e saj.

Dyshohet se trafikantët e kanë braktisur pasi aksidentalisht mund t’u ketë rënë në ujë dhe u ka dalë jashtë përdorimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë